Një qytetar nga Gjakova ka befasuar të gjithë personat që e ndjekin në Facebook, ku ai ka publikuar një video duke e ushqyer një majmun. Ushqimi që ai po i jep majmunit është ëmbëlsirë trileqe dhe duket se atij i shijon shumë. Për shumë kë Hysni Rexhaj është shumë i njohur, pasi ai ka një dashuri dhe pasion të madh për kafshët. E veçanërisht ai është i njohur edhe për ujkun që e mban në kopshtin e tij zoologjik të quajtur “Ujku Tramp”.
Rexhaj ka krijuar një kopsht zoologjik tepër të veçantë në shtëpinë e tij dhe aty tani numëron rreth 2500 kafshë. Këto kafshë ai i mban me vetë me forcat e veta. Së fundi ai duket se ka arritur që të posedojë një kafshë tjetër mjaft interesante. Bëhet fjalë për një majmun që sipas Rexhaj është dhuratë për të nga një person.
Rexhaj ka publikuar video me të, ku shihet duke e ushqyer me trileqe. Nga pamjet shihet se majmunit i shijon shumë kjo ëmbëlsirë. Më poshtë keni videon e kësaj ndodhie: