Hoti raporton për 100 ditëshin: Kemi rivendosur miqësitë të cilat ishin dëmtuar


Kryeministri Avdullah Hoti është duke raportuar në Kuvendin e Kosovës për 100 ditëshin e punës së tij. Hoti në fjalën e tij ka thënë se qeveria e tij ka rivendosur miqësitë të cilat ishin dëmtuar në qeverinë Kurti.

“Kemi rivendosur miqësitë e vendosura me dekada të cilat ishin dëmtuar. Prioritetet tona ishin lufta kundër Covid-19 dhe rimëkëmbja ekonomike, pastaj çështja e dialogut me Serbinë dhe proceset integruese”, ka thënë Hoti.

Avdullah Hoti që nga marrja e detyrës më 3 qershor 2020, ka hequr reciprocitetin me Serbinë të vendosur nga qeveria e Albin Kurtit. Hoti ka rifilluar edhe dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në korrik të këtij viti.