Polat Alemdar në telashe: Rrezikon të denohet me 12 vite burg


Gjatë kohës që seriali turk “Lugina e Ujqërve” transmetohej, nuk kishte njeri që nuk e njihte dhe nuk e imitonte personazhin kryesor Polat Alemdar.
Necati Sasmaz, i njohur ndryshe si Polat Alemdar, kohët e fundit u raportua në media si pjesë e një skandali. Aktori akuzohet për shkelje të privatësisë.

Konkretisht, bëhet fjalë për përgjimin e gruas së tij Nagehan Sasmaz, me të cilën aktori donte të divorcohej.
Ishte Nagehan ajo që ngriti një proces gjyqësor kundër Nexhati me akuzat e “cënimit të privatësisë dhe jetës private”.
Për shkak të kësaj shkelje të të drejtave të saj, aktori kër*cënohet me bur*gim deri në 12 vjet.