Vlora Çitaku ka konfirmuar se largimin nga misioni i saj si Ambasadore në Shetet e Bashkuara të Amerikës. Çitaku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se për të ka qenë nder prezantimi i Kosovës në SHBA.
“Është zyrtare. Pas më shumë se pesë viteve në Washington DC, ka ardhur koha që unë të kthehem në shtëpi. Përfaqësimi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka qenë nder i jetës time.”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Është zyrtare. Pas më shumë se pesë viteve në Washington DC, ka ardhur koha që unë të kthehem në shtëpi. Përfaqësimi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka qenë nder i jetës time. Dëshiroj të falënderoj institucionet e Kosovës për besimin që më kanë dhënë gjatë kësaj kohe. Isha shumë e privilegjuar gjithashtu që të prezantoj historitë mahnitëse të rinisë kosovare në Washington DC dhe në gjithë SHBA. Faleminderit të gjithë të rinjve që në kanë inspiruar. Të isha kampion i juaj ka qenë gëzim i madh. Të gjithë miqve të mi në DC dhe në SHBA, faleminderit për shoqërinë dhe bashkëpunimin tuaj. Edhe pse pandemia ka limituar opsionet e mia, unë do të provoj të takoj disa nga ju përpara se të shkoj. SHBA faleminderit që më pranuar, Kosovë ja ku po vij.