Dje rreth orës 20:00 në rrugën e ,,Ilindenit“ në Tetovë pjestarët e policisë të SPB Tetov kanë arr*estuar personat E.L. (24) E.R. (21) dhe F.Sh. (45) të tre nga Republika e Shqipërisë të cilët qëndronin ilegalisht në vendin tonë informon Pa Censurë.
Tre shtetasit shqiptarë u ndaluan në Stacionin Policor të Tetovës dhe janë dorëzuar në Departamentit për Kr*ime Ndërkufitare Migrim Të Huaj dhe Ripranim për procedura të mëtejshme.