Shkup, 15 nxënës të një shkolle futen në izolim


Edhe një mësuese është në izolim si e dyshimtë për virusin korona, ajo pret rezultatet të cilat duhet të jenë gati të shtunën. Ajo deri atëhere do të qëndroje në shtëpi përderisa fëmijët e klasës së saj shkojnë në shkollë me një mësues tjetër

Pesëmbëdhjetë nxënës të klasës së pare të shkollës fillore “Goce Delçev” në Komunën Qendër nga dje janë në izolim 14 ditor ngaqë mësuesja e tyre rezultoi pozitiv me virusin korona.
“Për një mësuese është konfirmuar testi pozitiv për kovid-19. Dje morëm rezultatet dhe menjëherë i lajmëruam prindërit. Ajo do të mbaje mësim online, ndërsa fëmijët janë në izolim” kishte deklaruar për 360 shkallë, drejtoresha e kësaj shkolle fillore.

Ajo tha se edhe një mësuese është në izolim si e dyshuar dhe i pret rezultatet e testimit të shtunën. Ajo deri atëherë do të qëndroje në shtëpi, përderisa fëmijët e klasës së saj shkojnë në shkollë me një mësues tjetër.
“Derisa nuk është konfirmuar se ajo është pozitive me kovid-19, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë. Mësuesja ndoshta thjeshtë është me grip. Të shtunën, në qoftë se sigurohet se bëhet fjalë për kovid, të hënën do ti izolojmë fëmijët” tha ajo./Portalb.mk