Ja kush është Kushtrim Ramadani tani i emëruar drejtori i MEPSO-s


Bashkimi Demokratik për Integrim ka propozuar për drejtor të MEPSO-s, Kushtrim Ramadanin ish zëvendëskryetarin e Komisionit Rregullator për Energjetikë!

Kushtrim Ramadani është kuadri i Bashkimit Demokratik për Integrim nga Kumanova i cili do të drejtojë me një nga drejtoritë më të fuqishme.

Ramadani ka një biografi të plotë me eksperiencë ku i ka dëshmuar vlerat e tij, ai nga viti 2013 është pjesë e KRE-së, në vitin 2012 ka qenë drejtor i EVN-së dhe nga viti 2006 ka qenë pjesë e ministrisë së Ekonomisë shkruan Pa Censurë.

Ramadani ka kryet studimet në Universitetin e Graz-it ku edhe në vitin 2011 ka doktoruar në po të njëjtin Universitet!

Emërimi po vjen në kuadër të ndryshimeve në eshalonin e tretë të Qeverisë!