Një mjek, infermiere dhe një teknik mjekësor nga Klinika Universitare e Nefrologjisë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19
Nga Ministria e Shëndetësisë, për MIA informojnë se të tre rastet nuk janë nga i njëjti departament i Klinikës. Infermierja, siç theksohet, ka simptoma të lehta, dhe tekniku mjekësor është pa simptoma të etheve dhe kollës.
Ndërsa mjeku është në vetizolim për tre ditët e ardhshme. Nga Ministria theksojnë se nuk ka asnjë staf të vetizoluar sipas vlerësimit nga epidemiologët.