Pak ditë më parë aktori i famshëm italian, Gabriel Garko pranoi gjatë emisionit “Grante Fratello VIP” se është hom*ose*ksual.
Ai rrëfeu gjithçka teksa i lexonte një letër të fejuarës së tij ku e cilësonte marrëdhënien e tyre si “një përrallë të bukur por asgjë më shumë”.
Ai premtoi se do të rrëfente gjithçka në emisionin “Verissimo” perballe Silvia Toffanit që do të transmetohet ditën e nesërme.
Por një pjesë nga intervista e tij është zbuluar.
Kur miqtë vinin për darkë, në fund të mbrëmjes ai bënte sikur largohej më pas kthehej prapë. Kur dilnim apo shkonim me pushime ishim gjithmonë grup” ka rrëfyer Garko.
Një tjetër pengesë për të treguar të vërtetën më herët ka qenë humbja e mundësisë për t’u bërë aktor për shkak të orientimit sek*sual.