Gazetarja Iva Tiço ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5”, ku u trajtua tema e cënimit të privatësisë nga pyetja “kur do sjellësh në jetë një fëmijë”.
Ajo tregoi një mesazh që i ka mbërritur në rrjetet sociale, përmbajtja e të cilit e ka tronditur shumë.
Një grua i ka rrëfyer gazetares se ka tentuar të sjellë në jetë një fëmijë por deri më tani pa rezultat.
Por problem mbetet edhe presioni nga vjehrra e gruas, që i thotë se nëse nuk bën fëmijë të ndahet nga djali i saj.
“Mendo që të kesh pas çdo muaji 20.000 njerëz që të thonë hë mo çfarë u bë, kjo për mua është një stres i dyfishtë.
Unë pasi i publikova këto mesazhe mora tre komente ndjekësish dhe kam kuptuar një botë, disa rrëfime që më kanë lënë pa fjalë.
Një zonjë që më ka treguar stresin që i shkaktonin familjarët se përse ajo kishte disa vite pa fëmijë.
Në muajt e fundit vjehrra i kishte thënë, që nëse nuk e bën djalin me fëmijë, leje dhe ai të gjejë një tjetër”, tha gazetarja.