Mësimi onilne, Vrenezi: 5 shkolla në Shkup të hënën në bojkot

Nxënësit e shkollave të mesme në Shkup, “Zef Lush Marku”, Cvetan Dimov”, “Zdravko Cvetkovski”, “Arseni Jovkov” dhe “Pançe Karagjozov”, të hënën do të bojkotojnë mësimin online.

Arrita Vrenezi, përfaqësuese e nxënësve të këtyre 5 shkollave ka bërë të ditur se pasi Ministria nuk ka përfillur kërkesat e tyre, sidomos atë për mësim të kombinuar kanë vendosur të fillojnë bojkotin.

“Bojkoti intensivisht do të fillojë prej të hënën. Jemi shumë të vetëdijshëm që normalja nuk kthehet menjëherë, por të paktën të kemi një mësim të kombinuar, sepse të gjithë e dimë se sa është efekti te mësimi online”,- ka deklaruar përfaqësuesja e nxënësve të këtyre shkollave, Arrita Vrenezi.