Zëvendës ministri i Kulturës, sqaron pse ishte flamuri i Turqisë në zyrën e tij


Zëvendës ministri i Kulturës nga Lëvizja Besa, Sadat Sulejmani, ka dhënë sqarime të detajuara sot përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook rreth flamurit turk, përkrah atij shqiptar në zyrën e tij tek ministria e kulturës që u komentua një ditë më parë nga shumë media.
Sulejmani ka hedhur poshtë të gjitha informacionet ten*dencioze rreth kësaj çështjeje .

Sulejmani tha se disa portale dashakeqe, të paguara nga njerëz që ju pengon puna jonë po shpikin lajme se flamuri i Turqisë i vendosur ne zyrën time ka të bëj me afirmitet ose financim të Lëvizjes Besa nga ana e shtetit turk.
Sipas njeriut të dytë të Ministrisë së Kulturës vendosja e flamurit Turk në zyrën e tij, është për shkak të vizitës që kishin nga një delegacion nga Republika e Turqisë (Universiteti Bandırma Onyedi Eylül), vendosja e flamurit është në suaza të protokollit!

Ky është reagimi i plotë i zëvendës ministrit:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=123816262808283&id=117323250124251