Gjykatësi francez Nicolas Guillou e ka mbyllur seancën e sotme gjyqësore duke ia dhënë një “premtim” kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Lu*ftës së UÇK-së se do ta shqyrtojë mundësinë e lirimit të tij me kusht nga parabu*rgimi. Paraprakisht avokati i Gucatit ka kërkuar nga gjykatësi që Gucati të lirohet me kusht nga paraburgimi derisa të shqyrtohen 4 kërkesat që ai i ka bërë në Dhomat e Specializuara.
“Z. Gucati më lejoni të them se në bazë të nenit 51 dhe 57 unë do ta rishikojë ndalimin tuaj, paraburgimin tuaj, ose me kërkesë të avokatit mbrojtës tuajin ose me iniciativën time” tha Guillou. Avokati i Gucatit tha se gjykatësi nuk mund t’i trajtojë akuzat që i vihen barrë Gucatit duke kërkuar lirimin me kusht të klientit të tij.
“Ju z. gjykatës nuk mund t’i trajtoni këto çështje që keni ngritur sot. Është çështja e lirimit me kusht sepse Prokurorisë i është dhënë kohë që t’i përgjigjet kundërshtimeve me shkrim për ligjshmërinë e arrestimit ndërkohë z. Gucati është dhe do të mbetet në parabu*rgim ndërkohë që pret përgjigjen e Prokurorisë” tha avokati. Ai i premtoi gjykatësit se klienti i tij do të qëndronte 100 metra larg OVL të UÇK-së nëse do të vendosej lirimi i tij me kusht nga parabu*rgimi.