A mund të hynë shtetasit e Maqedonisë në Slloveni pa PCR test negativ?!


Shtetasit e vendeve të treta, përfshi këtu edhe Maqedoninë e Veriut, për të hyrë në Slloveni do të duhet të posedojnë test negativ të Covid-19, jo më të vjetër se 48 orë, njofton Ambasada e Sllovenisë në vend.
“Testi në Maqedoninë e Veriut duhet të realizohet në Institutin e Shëndetit Publik në Shkup”, thonë nga Ambasada.

Në njoftimin e Ambasadës, të publikuar në Facebook thuhet se lejohet hyrja në vend pa test dhe karantinë me qëllim të mbajtjes së kontakteve me familjarët e ngushtë, ndërsa personi do të duhet të lëshojë vendin brenda 72 orëve. Gjithashtu lejohet kalimi i kufirit për fëmijët nën moshën 14 vjeçare, të cilët janë të shoqëruar nga prindërit që kanë test negativ për Covid-19.

Ambasada e Sllovenisë njofton se vendimi do të futet në fuqi që nga dita e sotme.
https://www.facebook.com/VladaRepublikeSlovenije/posts/3809617359066474