Në më shumë se gjashtëqind shkolla fillore dhe të mesme në vend, sot filloi mësimi me prani fizike me zbatimin e protokolleve shëndetësore. Në shumicën e shkollave, mësim me prani fizike ndjekin nxënësit deri në klasën e tretë, ndërsa në klasat më të larta do të mësojnë onlajn prej në shtëpi.
Kryeministri, Zoran Zaev dhe ministrja e Arsimit, Milla Carovska për fillimin e vitit shkollor 2020/2021 e vizituan shkollën fillore të Shkupit “Jan Amos Komenski” në Karposh nga ku dërguan mesazhe për mësimdhënie të suksesshme për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Pas vizitës në shkollë, kryeministri deklaroi se në “Komenski”, ndërsa është i bindur, siç tha ai, “se është e njëjta gjë në të gjitha shkollat e tjera, të gatshëm e fillojnë vitin shkollor dhe se të gjitha masat dhe protokollet për mësim me prani fizike janë përmbushur dhe janë furnizuar me termometra, mjete dezinfektuese dhe të gjithë janë të njohur me kushtet e reja realizimin e mësimit”.
“Kjo është një ditë e veçantë të cilën fëmijët, nxënësit e klasave të para do ta mbajnë mend gjatë gjithë jetës së tyre. Sidoqoftë, ky vit shkollor nuk është si asnjë nga ato të mëparshmit. Për shkak të koronavirusit në shkollat do të zbatohen masa për mbrojtje të shëndetit të fëmijëve dhe arsimtarëve. Le të jemi solidarë dhe të tregojmë mirëkuptim në këtë proces. Nëse të gjithë i përmbahemi masave, do ta kalojmë këtë vit shkollor më lehtë dhe kështu do të sigurohemi që të jetë i vetmi dhe i fundit viti i tillë. Sa i përket platformës onlajn, janë testuar dhe detektuar të gjitha gjërat që duheshin korrigjuar që të tejkalohen të gjitha sfidat”, deklaroi Zaev.
Ai theksoi se për herë të parë në vend, siç tha ai, po krijohet një sistem kaq i vështirë onlajn dhe se do të bëhen përpjekje maksimale për ta zbatuar atë pa ose me problemet më të pakta të mundshme që do të tejkalohen vazhdimisht, duke porositur – të gjithë jemi së bashku në këtë dhe secili bashkëpunim dhe mbështetje nga prindërit, arsimtarët dhe nxënësit është e mirëseardhur.
Mesazh të veçantë u drejtoi mësuesve të cilët, siç tha ai, në kushte pandemie marrin një tjetër detyrim dhe përgjegjësi shtesë, por është i bindur se fisnikëria e këtij profesioni do të jetë mjaft e fortë dhe ata do ta praktikojnë në mënyrën më të mirë këtë kujdes të ri për fëmijët dhe për veten e tyre.
Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me fëmijët që kanë probleme për ndjekje të mësimit onlajn, tha se të gjitha problemet do të zgjidhen nga pajisjet IT dhe internet dhe se janë siguruar në një numër të madh shkollash. Mbesin vetëm në një pjesë të vogël ku duhet të furnizohen, por për ata do të dorëzohen materiale të regjistruara dhe të shtypura. Ai theksoi se procedura për furnizimin e pajisjeve IT zgjat disa muaj, ndërsa sipas të dhënave, bëhet fjalë për 40,000 fëmijë.
“Sigurisht, do të bëjmë gjithçka brenda mundësive, aftësive dhe kapaciteteve tona si shtet, për të mos lënë asnjë fëmijë të vetëm që nuk do ta fillojë vitin shkollor. Besoj se do të kemi sukses, mbi të gjitha me buxhetin e institucioneve, por edhe me solidaritetin e ndërmarrjeve – shtetërore dhe private, si dhe qytetarëve që ndihmojnë, për të pasur trajtim të barabartë ndaj të gjithë fëmijëve, qofshin ata që jetojnë në fshatra, qytete apo kryeqytet”, tha Zaev.
Urime dhe mesazhe për një vit të suksesshëm shkollor në kushte specifike u dërguan edhe nga ministrja, Milla Carovska e cila edhe njëherë theksoi se është shumë e rëndësishme që procesi të mbështetet nga të gjithë. Lidhur me digjitalizimin e mësimdhënies tha se vetëm në një muaj, është bërë një kërcim dhjetëvjeçar në sistem, arsimtarët janë trajnuar, ndërsa edhe studentët janë të interesuar për mësim onlajn dhe se është mjedisi i tyre natyror.
Shtoi se në shumicën e shkollave në vend ka filluar mësimi-onlajn, ndërsa disa shkolla janë duke u pajisur me pajisje teknike dhe infrastrukturë dhe pret që kushtet të plotësohen edhe me angazhimin e kryetarëve të komunave.
“Sfida është përpara të gjithë neve dhe ne duhet të tregojmë se sistemi arsimor mund të kryhet edhe në rrethana kaq të jashtëzakonshme. Do të kemi shumë sfida, ky vit do të jetë ndryshe dhe duhet të jemi fleksibil. Ne nuk jemi këtu sepse duam, por sepse duhet”, tha Carovska, duke theksuar se mbrojtja e shëndetit publik dhe sigurimi i vazhdimësisë së procesit arsimor janë të rëndësishme.
Përveç mësimit me prani fizike dhe mësimit në distancë, nga sot mësim do të ketë edhe në Radio Televizionin e Maqedonisë në gjuhën shqipe dhe gjuhën maqedonase. Oraret e klasave nga klasa e parë deri në të nëntën janë publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.