Emri i Zekirit është përmendur si drejtor i Fondit Shëndetësor apo i Telekomit.
Se a do ta jap mandatin e tij të deputetit per pozitën e drejtorit, Zekiri ka folur në emisionin CLICK PLUS në TV21.
“Unë jam deputet, nëse merret ndonjë vendim ndryshe nga ky që do të shkoj në ketë ose në atë post, unë do të jem i pari që do ta publikoj një vendim të tillë”, ka thënë Zekiri.
Ai nuk tregon nesë do ta kishte pranuar ketë post, sepse është çështje që do ta diskutojmë në kryesinë e partisë dhe do ta vendosim atë që është më e mira për qytetarët, shprehet Zekiri.