Studentët nuk duan t’ja dinë për rregulla/ Organizojnë festë me 200 persona

Qindra studentë sfiduan kryeministrin britanik, Boris Johnson për rregullat e vendosura antiCOVID. Të paktën 200 të rinj u mblodhën në një parti në orët e vona të natës, duke shkelur rregullat e distancimit shoqëror. Ata hipën mbi tavolinat e ping-pongut për të kërcyer dhe dëfryer.

Festa u organizua afër kampusit kryesor të Universitetit Coventry. Shumica e tyre nuk mbajnë maska. Një zëdhënës i Universitetit Coventry paralajmëroi masa disiplinore për studentët. Tani po zhvillohet një hetim për të zbuluar se kush e planifikoi dhe organizoi festën.

Përfaqësuesit e universitetit u shprehën të shqetësuar për pamjet që u publikuan edhe në rrjetet sociale. Ata thanë se shëndeti i studentëve është në rrezik. Pak ditë më parë, Boris Johnson vendosi që të mos lejohen grumbullime të më shumë se gjashtë personave.