Shabani: Të respektohet vendimi i komisionit për sëmundje ngjitëse, mësimi do të zhvillohet online!


Ministrja e arsimit Mile Carovska së bashku me zv.ministrin Arafat Shabani kanë folur para gazetarëve për fillimin e vitit të ri shkollor. Shabani fillimisht i uroi nxënësit në prag të fillimit shkollor.

“Dëgjojmë informacione se në disa vende ka paralajmërime për bojkot të mësimit, por kjo nuk duhet të ndodhë. Gjithë e dimë se mësimi online nuk është i njëjtë me atë me prani fizike, po situata na imponon një gjë të tillë”, u shpreh zv.ministri Shabani.

Arafat Shabani bën thirrje të respektohen rekomandimet e institucionëve përkatëse për mbrojtje nga Covid-19.