Haradinaj para Gjykatës në Hagë: Nuk ju njoh, politikanët tanë na sollën këtu


Nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj para gjyqtarit të procedurës paraprake ka thënë se mandati i Tribualit Special ka skaduar. Haradinaj ka thënë se nuk është sjellë në mënyrë të keqe në Hagë, por, që ka thënë se ka përfundimet e tij për atë që ka ndodhur.

“Nuk janë sjellë keq, me përjashtim që unë nuk e arsyetoj këtë dhe nëse më lejohet me fol unë kam disa konkluzione të mia”, ka thënë Haradinaj. Nënkryetari i veteranëve, Specialen e ka quajtur të uzurpuar, duke thënë se nuk e njeh mandatin e saj.

“Na keni ozurpu, mundeni me zurpu, nuk e kam njoftë këtë gjykatë, nuk e njoh dhe nuk e kam njotë, jeni me afat të skanduar”, thotë ai, duke shtuar se në këtë situatë veteranët i kanë sjellë politikanët që votuan Specialen.
“Që 15 vjet keni 150 mijë nënshkrime nga popullata, faqezitë tanë deputet për rroga të veta e kanë sjellë popullin këtu. Jam padrejtësisht këtu, e keni thy Kushtetutën e vendit tim, keni thy cdo ligj njerëzor”, tha Haradinaj.