Ja kur do të shpërndahen kartelat prej 6.000 denarëve


Nga mesi i muajit nëntor bankat do të duhet t’i dorëzojnë kartelat qytetarëve në vlerë prej 6000 denarësh. Parat me siguri pritet të shpenzohen deri në fund të vitit. Kryeministri Zoran Zaev e promovoi vazhdueshmërinë e projektit “Blej të vendit” me kartela të cilat kapin 283.000 qytetarë. Kjo është pjesë e paketit të katërt të masave antikrizë, kurse shteti për këtë ka ndarë 27.6 milion euro.

Kësaj radhe kartela pagesore me 6.000 denarë do të marrin 5.726 prindër të vetëm, pensioner që ka pension deri në 15.000 denarë të cilët janë rreth 182.271, të papunësuarit pasiv, apo 85.108 qytetarë, artistët e pavarur, punëtor të filmit, punëtor të kulturës dhe estradës, numri i të cilëve është 520.

Kështu kartelë do të marrin edhe 540 studentë të cilët nuk kanë qenë pjesë e paketës së kaluar, si dhe përkrahje për standardin studentor nga deri në 44 milion denarë, për vitin 2020 fitojnë gjithsej 884 studentë dhe 347 nxënës.

Të drejtë për kartelën do të kenë edhe qytetarët të cilët janë në moshën e pensionit, por nuk kanë pension e as sigurim social. Qytetarët nuk kanë nevojë të aplikojnë, ata do ta gjejnë vetën në listat të cilat do të publikohen.