Mjekët turq të hënën i dhanë gjilpërën e parë të vaksinës kundër koronavirusit një punonjësi shëndetësor.
Asım Basturk, 53-vjeç, doli vullnetar në fazën e tretë të testit të vaksinës të zhvilluar nga Kina.
Duke folur për gazetarët, Dr. Mustafa Sait Gonen, dekani i Fakultetit kryesor turk të Mjekësisë të Universitetit Cerrahpasa në Stamboll, tha: “Sot, ne filluam testimin e fazës 3 të vaksinës me origjinë kineze nga shkolla mjekësore Cerrahpasa”.
Ai tha se nga 335 mijë pacientë që kishin vizituar institucionin që nga marsi, 27 mijë ishin trajtuar për COVD-19 dhe 77 mijë ishin testuar.
“Kjo është një ditë e rëndësishme për Fakultetin e Mjekësisë Cerrahpaşa. Kjo luftë (kundër virusit) vazhdon në Cerrahpaşa, si në spitalet e tjera dhe në botë”, shtoi ai.
Po ashtu edhe Baştürk tha: “Unë u bëra vullnetar me vullnetin tim. Sigurisht, ne duam që ky virus i cili po krijon telashe për Turqinë dhe botën të eliminohet së shpejti”.
Virusi që u shfaq për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar është përhapur në pothuajse të gjithë botën, sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA.
Më shumë se 33 milionë njerëz janë infektuar, përfshirë mbi 998 mijë vde*kje dhe gati 23 milionë të shëruar.