Vetëm një qytet në Maqedoni nuk ka asnjë të infekuar me Kovid

Të gjitha qytetet në Maqedoninë e Veriut janë të “infektuara” me Kovid 19, me përjashtim të njërit. Bëhet fjalë për qytetin e vogël Kratovë, në lindje të vendit, që për momentin nuk ka asnjë rast me Kovid.

Krysheva, demir Hisari dhe Pehçeva kanë vetëm nga tre raste active, duke u radhitur kështu në fund të listës.
Për momentin numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 2323. Listës i prin Shkupi me 684, e pastaj Kumanova me 182, Tetova- 174, Strumica- 150, Koçani– 149, Prilepi– 128 dhe Gostivari– 108.

Për momentin, në spitale janë të shtrirë 338 pacientë të infektuar, prej të cilëve 43 gjenden në aparat për mbështetje me oksigjen, kurse pesë në ventilim mekanik. Që nga paraqitja deri tani, me Kovid 19 në Maqedoni janë infektuar gjithsej 17.629 persona, janë shëruar 14.581, kurse jetë kanë ndërruar 725 persona. Deri tani janë kryer 185.321 testime.