Policia ndërhyri në një rast dhunë në familje por befasohet nga ajo çfarë gjenë


Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë një 46 vjeçar me inicialet L.M, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e vet. Ndërsa në njërën nga dhomat e shtëpisë së tij janë gjetur armë të ndryshme dhe municion.

Sipas policisë, ata së pari janë informuar nga viktima për një rast dhunë familjare.

Njësiti Policor pran Stacionit Policor në Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit ngjarjes, dhe me të hyrë në një dhomë mbi një tryezë kanë hasur në disa armë dhe municion, i dyshuari L. M. i lindur 1974 është arrestuar.
“ Tek i dyshuari janë hasur dhe konfiskuar një armë automatike Tomson dhe dy karikator, një armë artizanale, një pistoletë Bereta, me një karikator, një pistoletë Colt, me një karikator, dy karikator AK-47, një vazhdues tromblonik dhe municion kalibrave ndryshëm”, thuhet në njoftimin e policisë në Pejë.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor.