Katër mësimdhënës në Prishtinë rezultojnë pozitiv


Problemet me zhvillimin e mësimit në objektet shkollore po del të jetë problematike, në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, katër mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv, për dy javët e ardhshme mësimi do të zhvillohet online.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka treguar se sipas rekomandimeve të IKSHPK’së, mësimi në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, do të vazhdojë online. Kjo pasi katër mësimdhënës të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitivë në testimet për koronavirus.

Zemaj ka shkruar në Facebook se IKSHPK ka testuar të gjithë mësimdhënësve, nga të cilët katër kanë rezultuar pozitivë.
“Me gjithë përgatitjet në bazë të rekomandimeve, situata ka ndryshuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë. Nga hulumtimi dhe mbikëqyrja e situatës epidemiologjike, IKShPK ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve, katër prej të cilëve rezultuan pozitiv me Covid 19”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj thotë se IKSHPK ka rekomanduar që mësimi online të vazhdojë për dy javë.

“Prandaj, IKShPK ka rekomanduar që mësimi në shkollën “Faik Konica”, nga skenari “A”, të kalojë në skenarin “C”, mësimin online, për dy javë. IKSHPK dhe Drejtoria komunale e Arsimit në Prishtinë do të monitorojë gjendjen në vazhdimësi, ndërsa, Task Forca komunale bashkë me Institutin do të bëjnë vlerësimin e gatishmërisë së shkollës për të rifilluar mësimin në skenarin “A””, ka shkruar ministri i Shëndetësisë.

Postimi i plotë:

Nga dita e parë e fillimit të Vitit të Ri shkollor, kemi bërë thirrje për kujdes të shtuar, respektim të masave anti covid por edhe vigjilencë në shkolla.
Me gjithë përgatitjet në bazë të rekomandimeve, situata ka ndryshuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Nga hulumtimi dhe mbikëqyrja e situatës epidemiologjike, IKShPK ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve, katër prej të cilëve rezultuan pozitiv me Covid 19.

Prandaj, IKShPK ka rekomanduar që mësimi në shkollën “Faik Konica”, nga skenari “A”, të kaloj në skenarin “C”, mësimin online, për dy javë.

IKSHPK dhe Drejtoria komunale e Arsimit në Prishtinë do të monitoroj gjendjen në vazhdimësi, ndërsa, Task Forca komunale bashkë me Institutin do të bëjnë vlerësimin e gatishmërisë së shkollës për të rifilluar mësimin në skenarin “A”.
Të nderuar nxënës, mësimdhënës, prindër,

Kërkoj të respektoni masat anti covid, të jemi bashkëpunues dhe të gjithë së bashku të punojmë për të mirën e fëmijëve tanë, të mos përsëriten rastet e tilla.

Së bashku ia dalim!

Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!.