Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i buzëqeshur dhe i shoqëuar nga ministrja e mbrojes, Radmilla Shekerinska, shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, ministri për euro-integrime, Bujar Osmani si dhe ai i punëve të brendshme, Oliver Spasovski kanë bërë një foto selfie. Ata janë në varkë në Prespë ku do të nënshkruhet marrëveshja për emrin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.
“Guxuam sepse duam suksese, suksese të Maqedonisë. Ne u përcaktuam për ardhmëri. Andaj sot jemi këtu. Le të jetë prespa shteg drejt ardhmërisë tonë evropiane.” komenton Zaev.
Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimic, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe Rozmari Di Karlo, zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, sot do të jenë dëshmitarë të nënshkrimit për çështjen e emrit e cila do të bëhet në ora 10:30 në Prespë ndërkaq 9.30 sipas orës së Maqedonisë, mes shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, njofton Portalb.mk.