Një grua u gjet e pajetë në Pogradec në banesën e saj. Sipas raportimeve të para se ajo ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Gjendja bëhet akoma më e rëndë pasi gruaja ka lënë pas një vajzë rreth 10 vjeçe me epilepsi. Dyshohet se 10 vjeçarja kishte 24 orë pa ushqim. Pas trajtimit në pediatri ajo e ka rimarrë veten.
Ndërkohë nga institucionet do të njoftohet Shërbimi Social Korçë për të gjetur zgjidhjen se si do vijohet me strehimin e fëmijës. Fëmijës do t’i bëhet edhe test Covidi, pasi është gjetur i pa ngjyrë nga policia, (i nxirë) nga mungesa e ushqimit. Gruaja e cila është me nënshtetësi maqedonase para një muaji ka humbur bashkëshortin.
Ndërkohë në banesë policia ka gjetur edhe ilaçe duke ngritur dyshimet për një vetëvrasje.