Qeveria me shkresë kërkoi nga komuna Qendër të fshihen pullat për Portën Maqedonia dhe për monumentin e pakompletuar të Nënë Terezës. Nga komuna për Alsat thanë se tani duhet të kenë një takim me Ministrinë e Kulturës, ku do të përcaktohen hapat e ardhshëm.
Nga Komuna Qendër janë kategorik, se largimi i mundshëm i cilësdo përmendore nga pjesa qendrore e qytetit është në kompetenca të investitorit, në këtë rast Qeverisë. Në fillim të këtij viti Qeveria mori vendim që përmendorja e Nënës Terezës, e cila akoma nuk është përfunduar në vend që të prishet, të dislokohet, por me shkresën e dërguar paralajmërojnë se tani kanë ndryshuar mendje.
Një grup pune u formua për projektin “Shkupi 2014” në vitin 2017, i cili përveç kërkesës për prishjen e këtyre dy përmendoreve, kërkoi edhe fshirjen e të ashtuquajturve Shkallët spanjolle kurse përmendore nga Sheshi Maqedonia të dislokohen. Arsyetimi i grupit të punës ishte se në të gjitha rastet ka shkelje serioze të ligjeve që rregullojnë çështjen e ngritjes së përmendoreve, ligjeve të buxhetit dhe prokurimeve publike.