Nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj ka refuzuar të shkojë me zyrtarë të Speciales që kanë ardhur për ta arrestuar.
Ai ka kërkuar që ta marrin policia e Kosovës që pak minuta më vonë kanë dal në vend të ngjarjes.
“Nuk shkoj me ta, vetëm me policinë e Kosovës”, tha Haradinaj për Expressin.
Ai tha se nuk ka urdhër për arrest.
Qytetarë të shumtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, derisa, të njëjtin e kanë përcjellë me duartrokitje.