Ish- Polici Shefki Spahiu është dënuar sot me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Prizren, për vrasjen e Jetmir Aliajt, e 32 vjeçarit në një kazino në Suharekë.
Rreshteri në Policinë e Kosovës, Shefki Spahiu ka vrarë me 17 mars të vitit të kaluar Jetmir Aliajn, në vendin e tij të punës në Suharekë.
Spahiu derisa po plaçkiste një nga kazinotë në Suharekë, me armën e tij të tipit ‘Glock’ kishte qëlluar në kokë 32 vjeçarin Jetmir Aliajn në vendin e punës, ky i fundit madje kishte edhe mirënjohje nga Policia e Kosovës.
Shefki Spahiu është i dyshuar për dhunime seksuale në të kaluarën.