Elly Iseni është një vajzë me prejardhje nga Tetova por që si 5 vjeçare ka emigruar në Danimarke ku jeton dhe punon momentalisht. E shkolluar për gastronomi Elly ka punuar në kuzhinën e Qeverisë së Danimarkës dhe vende tjera.
Elly tani mer pjesë në shoun më të madh botëror për gastronomi që zhvillohet në shumë shtete…Hell’s Kitchen në Danimarkë.
Elly ka folur për portalin Shqipmedia dhe ka thënë se pjesmarja në këtë shou është eksperiencë shumë e bukur dhe ajo ndjehet krenare si pjesmarrëse pasi konkurenca është shumë e madhe, mbijetojnë më të mirët. Shou vazhdon ende në Danimarkë dhe më 4 nëntor do të jetë finalja.Ellyt i nevojitet përkrahja e shqiptarëve e disomos atyre që jetojnë në Danimarkë.