Plani i ri i BE-së: Emigrantët dhe azilkërkuesit do të zhvendosen ose do të riatdhesohen

epa08690138 European Commission President Ursula Von Der Leyen gives a statement on New Pact for Migration and Asylum at the European Commission in Brussels, Belgium, 23 September 2020. EPA/STEPHANIE LECOCQ / POOL

Për Bashkimin Evropian “është koha të përballemi me sfidën e menaxhimit të migracionit, për të gjetur ekuilibrin e duhur midis përgjegjësisë dhe solidaritetit”, – theksoi Ursula von der Leyen, para kolegjit të komisionerëve në Bruksel.

Shqiptarët janë ndër vendet me numrit më të lartë të emigrantëve apo azilkërkuesve në BE. Sipas një plani që është bërë publik sot, pranimi i emigrantëve dhe azilkërkuesve më tej do të jetë edhe më e vështirë. Emigrantët nga vendet e luftës do të vendosen në zona të caktuara, ndërsa ata që vijnë nga vende që konsiderohen të sigurta, do të riatdhesohen.

Mbi migrantët, plani i Bashkimit Evropian, në fakt lidhet më shumë me dyndjen e emigrantëve që vijnë nga Lindja e Mesme, shumë prej të cilëve kanë humbur jetën në det.

Një mekanizëm solidariteti do të nxitet “automatikisht” për migrantët, që shpëtohen në det.

Kjo u njoftua nga Komisioneri Evropian për Punët e Brendshme Ylva Johansson, i cili me nënkryetarin Margaritis Schinas paraqiti propozimet për Paktin e ri, mbi azilin dhe migracionin, duke nënvizuar se “nuk do të ketë më zgjidhje ad hoc”, sepse do të ketë indikacione të sakta dhe fikse, bazuar në vlerësimin e Komisionit Evropian.

Në plan, “ne kemi parashikuar gjithashtu rregulla të veçanta për të rregulluar çdo situatë krize, të tilla si ajo që kemi përjetuar në 2015, kur mbërritën dy milion migrantë”.

“Mekanizmi i solidaritetit mbetet në thelb i njëjtë me atë të përshkruar tashmë”, me zhvendosje dhe riatdhesime të sponsorizuara, “por në rast krize masat do të jenë më të qarta dhe më të kufizuara në kohë”, tha Komisionerja Johansson.

Do të ketë indikacione të sakta dhe fikse, bazuar në vlerësimin e Komisionit Evropian, por ajo që paralajmërohet në periudhën e pandemisë, janë masat që do të jenë më të ashpra kundrejt emigracionit.

“Nuk ka kuota të detyrueshme për zhvendosjet, mbi propozimin tonë. Nuk ka asnjë mekanizëm që thotë se vetëm zhvendosja duhet të realizoet. Mund të zgjidhni riatdhesimin e sponsorizuar ”, shpjegoi Ylva Johansson, mbi detajet para vendeve anëtare të BE-së.

“Aktualisht BE ka marrëveshje ripranimi me 24 vende, disa funksionojnë, të tjerët jo”.

“Ne do të forcojmë negociatat për këtë, por gjithashtu synojmë të përdorim për herë të parë legjislacionin që hyri në fuqi në shkurt për vizat: raportet vjetore do të përgatiten për vendet e treta ku do të vlerësohet niveli i bashkëpunimit për ripranimet. Dhe kjo mund të ketë një efekt pozitiv ose negativ në politikën e vizave të Bashkimit Evropian ndaj atyre vendeve”.

Edhe Shqipëria bën pjesë në vendet e treta.