Qëndronin në shtëpi për shkak pandemisë, nga sot kthehen në punë

Prej sot kthehen në punë prindërit e fëmijëve deri gjashtë vjet, personat të cilët shfrytëzonin pushimin e vazhduar të lindjes dhe një pjesë e të sëmurëve kronikë. Qeveria e solli këtë vendim para dy javëve, pasi u hapën kopshtet dhe qendrat ditore për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe u konfirmuan gati të gjitha protokollet për funksionimin në të gjitha sferat, me qëllim që qytetarët të mbrohen nga pandemia COVID-19.

Pas vendimit të Qeverisë për kthimin e prindërve në vendet e tyre të punës kishte shumë reagime te të gjitha palët e prekura dhe me këtë rast në disa raste prindërit organizuan edhe protesta.

Prindërit thonë se një pjesë e fëmijëve të tyre nuk janë regjistruar në kopsht, ku edhe nuk ka vende të lira dhe nuk ka kush të kujdeset dhe nuk kanë mjete të mjaftueshme që të paguajnë kujdestare.

Nga Qeveria, theksojnë se është siguruar kujdes i plotë për fëmijët në kopshte, dhe është e palogjikshme dhe pabazë që prindërit të mos shkojnë në punë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska mbrëmë përsëriti se Qeveria mbetet në qëndrimin se prindërit duhet të kthehen në punë.

Sa i përket kthimit në punë të personave të sëmurë kronikë, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se masat janë të vlerësuara dhe analizuara mirë para së gjitha të zbatohen.

Ai potencoi se në punë kthehen ata të cilët mund të punojnë sipas vlerësimit të mjekut specialist.

Të sëmurët kronikë kishin afat deri më sot që të vizitojnë specialist për çka ishin lëshuar termine shtesë në “Termini Im” dhe në e-ambulanca, ndërsa, siç informoi Filipçe, sipas nevojës afati do të shtyhet.