Gjykata e Kukësit ka marrë vendim për rastin e këngëtares Fjolla Morina.
Asaj i është caktuar dënimi “Arrest shtëpie”, për veprën e kryer të shtunën ku në kalimin e kufirit Kosovë-Shqipëri, iu gjet një armë pa leje me 23 fishekë luftarakë
Seanca e parë ka nisur në orë 8:20, por më pas është shtyrë për në orën 13:00, ku u hodh poshtë mashtrimi për shtatzëni, ngase këngëtarja kishte pretenduar të mashtronte duke thënë se është shtatzënë, në mënyrë që të përfitonte arrestin shtëpiak.
Fjolla Morina e shoqëruar nga Policia e Shtetit për në Gjykatën e Kukësit
Për të kryer vendimin e dhënë të martën nga Gjykata e Kukësit, këngëtarja Morina do të jetë e detyruar të jetojë në qytetin e Kukësit derisa të ketë një vendim të dytë nga Gjykata.
Vet Morina nuk ka shprehur dëshirën që të prononcohet para mediave lidhur me rastin.
Këngëtarja u arrestua të shtunën nga Policia e Shtetit, bashkë me shoferin Fitim Muji dhe biznesmenin 29-vjeçar Fisnik Syla.