“Oj Serbi serverin ta prisha se mu mthojne Zafir Berisha”: Nisin talljet me Koordinatorin e Sigurisë Kibernetike


Në rrjetet sociale kanë shpërthyer talljet me Zafir Berishën, zëvendës ministrin e Punëve të Brendshme, i cili dje u emërua Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike dhe Koordinator për Menaxhim të Emergjencave. Shumë përdorues të Facebook, kanë montuar fotografi, duke e shfaqur Berishën si një ekspert të kibernetikës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në bazë të kompetencave të tij ka emëruar dje zëvendësministrat e Punëve të Brendshme për strategjitë e caktuara.

Një pozitë e rëndësishme shtetërore i është besuar zëvendësministrit Zafir Berisha. Ky i fundit tash e tutje do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit nacional për siguri kibernetike.

Mirëpo pas emërimit të Berishës në këtë pozitë në rrjetet sociale kanë shpërthyer talljet me të, ku edhe i janë bërë fotografi montazh.

Përveç këtyre atij për disa orë iu thye edhe profili zyrtar në Facebook, ku sipas personave përgjegjës kjo është bërë që t’i tregohet atij që nuk është adekuat për atë pozitë.

“Nese tu ka blloku pc heke kabllen permas dhe shtine apet”, “I thash Bill Gates qe Microsoft do te jetë një ndër kompanitë më të forta në botë, ai me besoi dhe ja ku jemi”, “Oj Serbi serverin ta prisha se mu mthojne Zafir Berisha”, janë disa nga shkrimet që persona të ndryshëm kanë shkruar dhe kanë montuar mbi fotografi.

Më poshtë keni disa të shkëputura nga rrjetet sociale.