Seanca kuvendare fillon nesër, në të cilën do të zgjidhen zëvendësministrat në Qeveri. Në faqen zyrtare të Kuvendit, seanca është caktuar për në orën 11:00.
Propozimin me zëvendësministrat në Kuvend, Qeveria e paraqiti të premten. Bashkim Hasani është propozuar për zëvendësministër i Mbrojtjes, Nazim Bushi për zëvendësministër të Brendshëm, ndërsa Agim Nuhiu është propozuar për zëvendësministër i Drejtësisë.
Ilhan Rahman është propozuar si zëvendësministër, që kryeson me Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, ndërsa Fatmire Isaku si zëvendësministre e Punëve të Jashtme.
Në Ministrinë e Financave, zëvendësministër i ministrit Fatmir Besimi duhet të jetë Dimitar Kovaçevski, ndërsa në Ministrinë e Ekonomisë është propozuar Zoran Manevski. Në departamentin e bujqësisë është propozuar Trajan Dimkovski, i cili më parë mbante postin ministror në të njëjtën Ministri.
Mjeku Ilir Hasani është propozimi për zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë. Arafat Shabani është emëruar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Enver Husein në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Zoran Dimitrovski në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe Sedat Sulejmani në Ministrinë e Kulturës.
Për zëvendësministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës është propozuar Aleksandar Bajdevski, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, ndërsa në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska.