Lidhur me incidentin e djeshëm ku një grup tifozësh ka përdorur gjuhë të urrejtjes në lagjen Gjorçe Petrov, policia ka njoftuar se ka bërë identifikimin e 16 personave të cilët kanë qenë të përfshirë në incidentin. Ata kanë përdorur gjuhë të urrejtjes duke brohoritur “Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, por në një moment janë larguar nga vendi pasi disa shqiptar janë drejtuar kah ata.
“MPB është intensivisht duke punuar në bashkëpunim me Prokurorinë për të zbardhur këto raste, bëhet fjalë për dy raste, pas çka do të parashtrohen padi penale. Po identifikohen pjesëmarrësit, po thirren në bisedë…konkretisht për rastin e djeshëm janë ndaluar, respektivisht janë thirrur, janë identifikuar 16 persona. MPB do të ketë 0 tolerancë për raste të këtilla”, ka deklaruar Suzana Praniç Talevska.