Edi Rama: Krenar që jam mik i Erdoganit


Gjatë një interviste për median greke MEGA TV, Rama tha se çështja midis Greqisë dhe Shqipërisë është e veçantë sepse të dy vendet nuk mund të vazhdojnë me zgjerimin e tyre në mënyrë të njëanshme, pa një marrëveshje midis tyre. Rama tha se dy shtetet duhet të arrijmë një marrëveshje të mirëbesimit duke ngritur çështjen në një gjykatë ndërkombëtare me një rezultat objektiv dhe të jetojmë drejt të gjithë paqësisht nga atje e tutje.

Kryeministri njoftoi se pas disa javësh ministri i Jashtëm grek do të jetë në Shqipëri për të diskutuar çështjen e kufirit detar dhe negociatat që pritet të nisin mes dy vendeve duke shpresuar që edhe kryeministri grek tha Rama të vijë në Shqipëri. I pyetur për rrëzimin e marrëveshjes për detin së 2009 nga Gjykata Kushtetuese, kryeministri Rama tha se gjykata vendosi që marrëveshja ishte e dëmshme për interesat tona kombëtare. “Që atëherë ne kemi hyrë në fazën e mosmarrëveshjeve, pastaj të dialogut”, tha Rama.

Kryeministri ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me presidentin turk Erdogan duke hedhur poshtë aludimet se Turqia ka ndërhyrë për prishjen e marrëveshjes së parë të detit në 2009. “Jam krenar që jam mik i Erdoganit. Ai kurrë nuk u përpoq të më tregonte asgjë në lidhje me të. Ka qenë një çështje që nga viti 2009 që duhet të zgjidhet. Ne mund ta zgjidhim atë”, tha Rama, ndërsa shtoi se tensionet mes Turqisë dhe Greqisë duhen zgjidhur me dialog dhe se dy vendet janë mjaftueshëm të pjekura për ta zgjidhur vetë çështjen dhe të bashkëpunojnë në të ardhmen.