Ndalohet kinezi që tentoi të hyjë ilegalisht në Kosovë


Një shtetas i Kinës, është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka hyr ilegalisht në Republikën e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në pikë kalimin kufitar në Merdare. Me vendim të prokurorit, nga i dyshuari është konfiskuar pasaporta dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.