Supremja konfirmoi dënimet me bu*rg për Gruevskin, Popovskin dhe Jankullovskën


Nëpërmjet një kumtese nga Gjykata Supreme informojnë se kanë hedhur poshtë ankesat e parashtruara nga të dënuarit në rastin “Tanku” Nikolla Gruesvki Gordana Jankullovska dhe Gjoko Popovski dhe konfirmoi aktvendimet e shqiptuara nga Gjykata e Apelit njoftojnë nga Gjykata Supreme.

Në rastin “Tanku” lëndë e akuzës ishte tenderi joligjor për veturën luksoze “Mercedes”.

Për shkak se ish kryeministri Nikolla Gruevski gjendet në arrati në Budapest ministria e Drejtësisë do të kërkoj përsëri ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria.