Çmenduria e princit saudit, paguan biletat e aeropoanit për 80 zogjë

Një pilot i Etihad Airways së fundmi ka shpërndarë një fotografi të çuditshme të një aeroplani komercial të mbushur me 80 zogj, secili me bileta individuale të paguara nga një princ saudit.
Siç shkruajnë mediat e huaja, imazhi i pazakontë i kopesë së zogjve të ulur në kabinën e aeroplanit ka bërë kureshtarë shumë përdorues të rrjeteve sociale, me çka edhe është shpërndarë me të madhe në internet

Gjuetia është jashtëzakonisht popullore në Lindjen e Mesme dhe shumica e linjave ajrore të cilat ofrojnë shërbime në rajon kanë një formë të politikës për lejimin e zogjve në aeroplan, për sa kohë ata kanë një pasaportë për kafshët.
Ndërsa një tufë e zogjve është sigurisht një nga gjërat më të pazakonta të keni parë në bordin e një aeroplani pasagjerësh, ajo nuk është (deri tani) një nga speciet më të çuditshme të parë ndonjëherë në një aeroplan.