Grupi 6+ ka kërc*ënuar me largim nga Qeveria në rast se Qeveria e Kosovës merr vendim për hapjen e Ambasadës në Jeruzalem.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fikrim Damka ka deklaruar grupi i tyre janë ndarë të pakënaqur me marrëveshjen në SHBA, konkretisht pikën për hapjen e kësaj ambasade.
“Ne do të shqyrtojmë qëndrimin tonë nëse hapet ambasada në Jerulazem. Qeveria duhet t’i ketë parasysh të gjithë, edhe pikëpamjet tona…”, ka deklaruar ai, transmeton Indeksonline
“Rasim Demiri, Fikrim Damka, Duda Balje, Albert Kinolli, Fidan JIlta dhe Adem Hoxha”, janë anëtarët e grupit 6+.