Komitët kërcënojnë: Do të vijmë pas jush dhe familjeve tuaja!/FOTO


Grupi i tifozëve “Komitat” në Maqedoni sërish kanë përcjellë një mesazh me tone kërcënuese dhe
paralajmëruese për ata siç thuhet që duan të ndërrojnë emrin. Në faqen e tyre zyrtare të facebookut,
shkruajnë se nuk duan të ndërhyjnë në çështje politike, por nuk lejojnë që të preket identiteti
kombëtar, informon INA.
“Ne mbajmë emrin e shenjtë Komita, dhe për këtë jemi të obliguar që ta mbrojmë në çdo rast dhe
kundër çdo kujt. Porosi për të gjithë ata që janë të përfshirë në ndërrimin e emrit shekullor: Do të
vijmë pas jush dhe familjes tuaj!”, kanë shkruar “Komitat”, duke qenë një kërcënim direkt ndaj
krerëve qeveritarë.
Ata thonë se do të ngadhënjejnë idealet e paraardhësve dhe do të dëshmojmë me dinjitet duke çuar
në vend amanetin e tyre. “Të gjithë ata janë Komita, nëse kanë harruar, betimi ynë është ‘për
Maqedoni të lirë dhe të pavarur’.”, kanë shkruar nga ky grup i tifozëve, që tre ditë më parë ishin pjesë
e një proteste të thirrur në Shkup. (INA)