2 vite për të ndërtuat ‘Urën e Kazazëve’


‘Ura e Kazazëve’ u përfundua pas lënies në harresë për dy vite me rradhë.

Kjo urë filloi me punimet në tetor të vitit 2016 dhe përfundoi në Prill të vitit 2018. Për afërsisht 2 vite kjo urë ngeli e pa asfaltuar edhe pse premtimet nga kryetarja e komunës së Tetovës ishin se e njëjta do të përfundojë brenda 2 muajve.

Ka reaguar edhe aktivisti i shoqërisë civile Arianit Xhaferi nga OJQ ‘Eco Guerilla’ ku shkruan:’Ura 10 metra ne Tetove, ndertohet me ngadal se ura 7 kilometra ne Kaçanik. Ura te Shkolla e Medicinës në Tetovë, që nuk është as 10 metra është nisur në të njëjtën kohë para 2 vitesh si kjo ura gjigande 6,7 km në Grykën e Kaçanikut. Komuna e Tetovës punët i çon me shpejtësinë e breshkës. A mund të priten punë më të mëdha nga kjo Komunë, përveç llafeve?’.

Komuna duhet të mbajë përgjegjësi për vonesat drastike në kryerjen e projekteve.