Bullgaria drejtuar BE-së: Maqedonia është projekt i Tito-s, gjuha maqedonase është bullgare


I ashtuquajturi “Memorandum sqarues” të cilin Sofja zyrtare ua ka dërguar vendeve anëtare të BE-së, përmban dy kushte dhe një tezë për identitetin maqedonas dhe gjuhën. Me këtë memorandum Bullgaria kërkon ndihmë nga vendet anëtare për pozitat e saja ndaj avancimit të Maqedonisë në BE.

Sipas asaj që gjendet në memorandum, Bullgaria nuk mund të lejojë, siç thuhet anëtarësimi i Maqedonisë në BE të përdoret si platformë për maqedonizmin të bazuar në ideologji antibullgare. Sipas Qeverisë në Sofje, maqedonasit janë projekt i Tito-s ndërsa maqedonishtja nuk ka ekzistuar deri më 2 gusht të vitit 1944.