Në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë veterani i arsimit shqip në Kumanovë dhe ish-drejtori i shkollës fillore “7 Marsi” në fshatin Opajë të Komunës së Likovës, Rexhep Shaqiri.
Rexhep Shaqiri ishte ndër mësuesit e parë në Kumanovë e Likovë dhe tërë jetën e tij ia kushtoi edukimit të gjeneratave. Pas vete ka lënë një veprimtari të madhe në edukim dhe arsimim të shumë brezave.