ÇMENDURIA NUK KA FUND, JA ÇFARË SHKRUAJNË SERBËT PARA NDESHJES ME ZVICRËN

Mediet serbe vazhdojnë të shprehin urrejtjen ndaj shqiptarëve, ndërsa së fundi në shënjestër i kanë futbollistët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, me të cilën Serbia është në të njëjtin grup në Kupën e Botës që po zhvillohet në Rusi. Gazete serbe “Kurir.rs” shkruan se futbollistët dhe tifozët serbë kanë marrë një kërcënim serioz nga organizata terroriste ISIS.

Sipas kësaj gazete, xhihadistët kanë postuar një video në të cilën shihen detaje të sulmit në stadiumi, ndërsa fraksioni i Ballkanit, të cilin e përbëjnë shqiptarët, është duke e përgatitur aksionin për ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.

Po sipas kësaj gazete, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masat më të rrepta të sigurisë që janë ndërmarrë ndonjëherë.

Gazeta ka njoftuar se për gjithë këtë skenar do të shkruajë nesër më gjerësisht.