Austri: Për një javë nga fillimi i vitit shkollor janë infektuar 90 nxënës

Një javë pas fillimit të vitit të ri shkollor në lindje të Austrisë – Vjenë, Austria e Poshtme dhe Burgenland, nga gjithsej rreth 456.000 nxënës, 90 janë pozitivë me koronavirusin e ri.

Në rast të testit pozitiv të një nxënësi, e tërë klasa është dërguar në karantinë, ndërsa më pas nxënësit e tjerë po testohen në shtëpi, por duhet të mbeten në karantinë 10 ditë madje edhe në rast të rezultatit negativ.
Sot në Vjenë janë regjistruar 70 raste me koronavirus prej fillimit të vitit shkollor, mes të cilëve 55 nxënës, gjashtë mësimdhënës dhe nëntë punonjës administrativ të shkollave.

Në Austrinë e Poshtme, gjatë shtatë ditëve të kaluara, në 32 nga 1.158 shkollave dhe 1.058 kopshteve, u ndërmorën masa për koronën nga organet kompetente në bazë të testeve pozitive të nxënësve apo të punësuarve.

Sipas autoriteteve, deri më tani pozitivisht janë testuar 31 nxënës, dy fëmijë në kopshte dhe 10 pedagogë.
Në provincën Burgenland deri më tani janë evidentuar vetëm dy raste në institucionet arsimore, ndërkaq bëhet fjalë për një edukator në një kopsht dhe për një fëmijë.