Fillon dëmshpërblimi i depozituesve të Bankës Eurostandard


Fondi i Sigurimit të Depozitave prej sot fillon me pagesën e dëmshpërblimit të vlerës së siguruar të kursimeve të tyre deri në vlerën e konfirmuar maksimale prej 1.850.889 denarë. Pagesa do të bëhet përmes Bankës Komerciale, Bankës NLB, Bankës Stopanska dhe Halbank, ndërsa secili depozitues do të ketë në dispozicion 36 muaj që ta realizojë të drejtën e dëmshpërblimit.

Në Bankën Komerciale do të dëmshpërblehen depozituesit mbiemri i të cilëve fillon shkronjat A, B, C, D dhe D, përmes Bankës NLB do të dëmshpërblehen mbiemri i të cilëve fillon me shkronjat Gj, E, ZH, Z, X, I, J, K, L dhe Ll, depozituesve mbiemri i të cilëve fillon me shkronjat M, N, F, O, P dhe R do të paguhen në ekspoziturat e Bankës Stopanska SHA Shkup në të gjithë territorin dhe depozituesve mbiemri i të cilëve fillon me shkronjat S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH dhe Sh do të paguhen në degët e “Halkbank” SHA Shkup.

Nga Fondi sqarojnë se depozituesit – kryerës së pavarur të veprimtarisë me punë personale të cilët në Bankën Eurostandard SHA Shkup në falimentim kanë qenë të regjistruar si TI (tregtarë individë) apo avokat Emri dhe Mbiemri apo Kryerës apo me emrin e aktivitetit për shembull, Mishtore, kompensimin e tyre do ta marrin sipas shkronjës së parë të emrit[ Krahas dokumentit për identifikim (letërnjoftim, pasaportë) nevojite të dorëzohet edhe dëshmi për regjistrim të veprimtarisë afariste (gjendja aktuale).

Vërtetimet për pronësi të depozitës do të lëshohen drejtpërdrejt në bankat, kur depozituesi do të vijë në bankë ta realizojë të drejtën e dëmshpërblimit. Që të realizohet e drejta e pagesës së dëmshpërblimit, depozituesi duhet ta marrë dhe nënshkruajë në sportel në bankën ku është shpërndarë për ngritjen e mjeteve.
Bankat – do të bëjnë pagesën e mjeteve vetëm pronarit të xhirollogarisë/ përfaqësuesi ligjor/kujdestar i përmendur në Vërtetim, me prezantimin e dokumenteve të vlefshme për identifikim.

Autorizimet të cilat depozituesit tashmë i kanë dhënë në dispozicion me mjetet të autorizuarve të tyre/ persona për depozituesin në “Bankën Eurostandard” SHA Shkup do të vlejnë edhe gjatë pagesës së dëmshpërblimit në bankat – paguese dhe nuk ka nevojë të japin autorizime të reja/ autorizime për këtë qëllim.

“Në rast se depozituesi ka bllokada personalisht ta realizojë të drejtën e dëmshpërblimit, bankat do të kryejnë pagesë të mjeteve edhe personave të autorizuar mbi bazë të autorizimit të verifikuar nga noteri. Në rast e pronari i depozitës ka vdekur, pasardhësit e tij duhet të drejtohen në Fondin për Sigurim të Depozitave dhe të dorëzojnë dokumente për identifikim dhe vendim trashëgimie me qëllim që të zbatohet pagesa e dëmshpërblimit”, sqarojnë nga Fondi.

Secili depozitues do të ketë në dispozicion 36 muaj, gjegjësisht tre vite që nga dita e fillimit të pagesës, për kur do të ketë mundësi që ta realizojë të drejtën e tij të dëmshpërblimit në bankat.
Banka Popullore e mbylli Bankën Eurostandard më 12 gusht të këtij viti për shkak të mospërmbushjes së kushteve ligjore minimale për punë. Duhet të dëmshpërblehen depozita në vlerë prej rreth 4,4 miloridë denarë.