Video/ Kush ishte Sabit Brokaj, ish-ministri i Shqipërisë që bëri gati tanket për tu futur në Kosovë


Në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)-së, Shqipëria nuk kurseu asgjë. E në aspektin ushtarak, ishte Sabit Brokaj, ish-ministri i Mbrojtjes, i cili për beteja i bëri gati edhe tanket.

Brokaj, nuk u ndal së kontribuari për tokat shqiptare edhe në paqe, deri të frymën e fundit që e dha këtë të diel.

Ish-ministri i mbrojtjes në kohën e luftës në Kosovë, ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare, derisa dikush nga ata që i prekën nga afër disa ditë të jetës së tij, ia çmon fort mundin.

Ish-komandanti i UÇK-së, Ramë Buja, kujton takimin e parë me Brokajn, dhe qëndrimet e tij për shtet-formimin e Kosovës.