Grubi: Të gjithë të punësuarit të sistemohen në vende të punës në pajtim me Marrëveshjen kornizë të Ohrit


Zëvendëskryeministrit i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Sistemit politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi tha se në bashkëpunim me Jetonin, ministrin për shoqëri informatike dhe administratë në afat sa më të shpejtë, do të sigurojmë që të gjithë të punësuarit të sistemohen në vende të punës në pajtim me Marrëveshjen kornizë të Ohrit, në institucione shtetërore.

Ai poashtu bëri të ditur se do të njihen diplomat e fakultetit të të gjithë administratorëve dhe do ti frymëzojmë që të mbindërtojnë vetën dhe të shohin të ardhmen në këtë vend.